

Ekran me madhësi 27 inç, rezolucion Full HD dhe mbrojtje për sytë për një eksperiencë sa më të rehatshme dhe produktive të punuarit.
Rezolucioni full HD 1920×1080 piksel është tmerrësisht i detajuar dhe ju mundëson pamje plot ngjyra e dritë. Përveç kësaj ky ekran është gjithashtu i pajisur me teknologjinë e reduktimit të rezeve blu, kështu që nuk do të ndjeni lodhje apo përgjumje as edhe kur punoni me orë të tëra. Ka dizajn modern, është i hollë dhe përshtatet me çfarëdo ambjenti.