KUSHTET E PËRDORIMIT

Kushtet e Përdorimit i rregullojnë marrëdhëniet midis nesh si ofrues të shërbimit dhe juve si klientë që e përdorni këtë faqe interneti. Kushtet e Përdorimit i referohen faqes KSAMILI.COM

Faqja www.ksamili.com është prone e ndërmarjes KSAMILI Rami d.o.o.e.l (sh.p.k.nj.p) regjistruar në Republikën e Maqedonisë Veriore me datë 07 shkurt 1991.

Shërbimi i blerjes online në faqen tonë ofrohet nëpërmjet bankës Stopanska Banka Sh.A Shkup.

Për ta përdorur faqen tone si dhe shërbimimin e blerjes online, ju paraprakisht duhet t`i pranoni "Kushtet e Përdorimit" dhe "Politika e Privatësisë" që janë paraqitur në faqen tone.

"Kushtet e Përdorimit" mund të ndryshojnë kohë pas kohe, prandaj ju inkurajojmë që para çdo blerjeje t`i lexoni ato.

Vetë përdorimi i këtij shërbimi nga ana juaj, lë të kuptohet se ju pajtoheni me "Kushtet e Përdorimit" dhe "Politika e Privatësisë".

Në qoftë se nuk pajtoheni me "Kushtet e Përdorimit" dhe "Politika e Privatësisë", atëherë nuk duhet ta përdorni shërbimin tonë.

Termat "ne", "neve", “e jonë/i ynë”, "tonë" i referohen KSAMILI.COM si promovuesja e shërbimit online.

Termat "ju", "e/i juaj", "tuaj" i referohen klientit dhe përfshijnë çdo person për të cilin kemi arsye të besojmë se vepron me autorizimin apo dijeninë tuaj.

Termat "abonim", "abonimi", "abonimit" i referohen marrëveshjes për kohëzgjatjet përkatëse të shërbimeve kur ju bleni ndonjerën nga paketet e kanaleve televizive të Digitalb.

Vizitat në faqen tonë:

Vizita dhe lundrimi në faqen tonë mund të bëhen nga cdo individ i cili kerkon një sherbim apo produkt që ne mund ta kemi ose ofrojmë me/pa pagesë.

Krijimi i llogarise dhe blerja ne faqen tonë:

Krijimi i llogarisë në faqen tonë është shumë i thjeshtë por i domosdoshëm për të kryer një blerje. Nuk mund të realizohen blerje nese ju nuk krijoni një llogari në faqen tonë. Gjate krijimit të llogarisë dhe procesit të blerjes të gjitha fushat duhet të plotësohen me të dhënat e kërkuara. Jeni vetë pergjegjës për të dhënat që i keni paraqitur, prandaj kontrolloni saktësinë e tyre. Krijimin e llogarise si dhe shërbimin e blerjes online në faqen tonë mund ta bëjë çdo person i cili posedon një kartë VISA International ose Master Card International me mundësi blerjeje online. Mënyra e pagesës që ofrohet në këtë faqe është e thjeshtë dhe e sigurt. Mjetet transferohen vetëm me urdhërin tuaj dhe ato kalojnë drejtpërdrejt në bankë. Gjatë transfertës, asnjë palë e tretë nuk ka qasje në sistem. Ju keni te drejtë ta fshini llogarinë tuaj ne çdo moment dhe pa njoftim paraprak.

Produktet/shërbimet dhe informacionet mbi produktet/sherbimet

Për produktet dhe shërbimet e paraqitura në faqe ne disponojmë të drejtë shitjeje nga partnerët dhe distributorët e brendeve përkatëse, dhe për çdo blerje ne dërgojmë kupon fiskal tatimor ose fakturë që është ligjërisht e vlefshme në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Specifikat e produkteve dhe shërbimeve të paraqitura në faqe, përpiqemi ti kemi sa më të detajuara, por ndonjëherë ne japim vetëm informacionet bazike të produktit, prandaj ju këshillojme që të na kontaktoni për informacione shtesë për produktin/shërbimin që ju intereson.

Çmimet dhe valutat

Ndryshimi i çmimeve të produkteve në faqe është e drejtë e jona. Çmimet mund të pësojnë zbritje/ngritje  të përkohshme ose përhershme, konform regullave dhe ligjeve në fuqi në Republikën e Maqedonisë Veriore. Çmimet e produkteve që paraqiten në faqe dhe që ne i pranojmë në llogarinë tonë bankare janë me valutën DENARË (MKD - valuta e Maqedonisë Veriore), mirëpo ne ju ofrojmë mundësine për ta konvertuar atë edhe në valuta tjera si EUR, CHF, DKK etj. me qëllim që të keni informacion të përafërt të valutës që ju e njihni më mire. Kursi i këmbimit në valutat tjera përditësohet çdo ditë në mënyrë të automatizuar nga faqja zyrtare e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Garancioni

Të gjitha produktet dhe shërbimet që ne i ofrojmë shoqërohen me garancion perkatës te brandit. Garancionet varijojne nga 12 muaj deri në 60 muaj dhe kjo mvarresisht nga brandi i produktit/sherbimit. Me termin Garancion ne nënkuptojmë, riparimin e produktit brenda afatit të garancisë ose zevendësimin e tij me të rij në rastet kur produkti i reklamuar nuk riparohet në afatin e përcaktuar ligjor ose kur ka një defekt te cilin e mbulon termi garancion. Garancion ne asnjë rast nuk nënkupton kthim të produktit/shërbimit. Në rast se për një produkt të blerë në faqen tonë hyn në fuqi garancioni, transporti i dergesës së produktit deri te servisi dhe anasjelltas është obligim i klientit, ndërsa ne do të kujdesemi që servisi ta regullojë atë brenda afatit ligjor të garancionit që është 40 ditë nga dita e pranimit në servis. Garancioni që ne ofrojmë bazohet dhe ofrohet në bazë në ligjeve të përcaktuara në Republikën së Maqedonisë Veriore.

Abonimet Digitalb

Abonimet e platformës DigitAlb ne i paraqesim në faqe duke u referuar në ofertat që Digitalb i ka në momentin kur ju zgjidhni ta bleni atë. Ne ju garantojmë për kohëzgjatjen e abonimit që zgjidhni të paguani tek ne, por ne nuk jemi përgjegjës për kontentin e programacioneve që transmetohen dhe/ose  shtimin/largimin nga paketa të kanaleve të përvëtshme që janë në momentin qe ju kryeni pagesën. Produktet dhe shërbimet e Digitalb ne i importojmë me procedurë të regullt dhe për të njejtat ne paguajmë TVSH dhe doganë. Abonimet satelitore të Digitalb, kërkojne sinkronizim te pajisjeve me njëra tjetrën (antena satelitore, aparati marres, karta smart ejt) për të patur funksionalitet normal të kanaleve, ne nuk mund të dallojme nëse aparaturat janë ne sinkron me njëra-tjetrën apo jo në momentin që ju kryeni pagesë të abonimit përkatës. Abonimet IPTV/OTT kërkojnë që ju te keni aplikacionin të instaluar në pajisjen tuaj (Smart TV, Android Box, Google TV Box etj.) si dhe rrjet interneti stabil dhe cilësor për të ndjekur kanalet e Digitalb pa nderprerje dhe shkeputje siç Digitalb i ofron. Ne nuk mbajmë përgjegjësi nëse ju keni apo jo të drejtë të përdorni kanalet e platformës DigitAlb në vendin/hapësirën që ju e përdorni, prandaj të jeni të vetëdijshëm se për çdo ankesë për thyerje regullash/ligji dhe të drejta autoriale ne do t'jua ndërpresim shërbimin menjëherë dhe pa asnjë paralajmërim.

Informacionet për përdorim të mëtutjeshëm të produkteve/shërbimeve

Produktet që ne ofrojmë, shoqërohen me Manual Perdorimi përkatës ku paraqitet informacion i sakte dhe i detajuar për mënyrën e përdorimit dhe konfigurimit të mëtutjeshem si dhe për sqarime te detajuara reth vlefshmërisë së garancionit. Ne mund t`ju ndihmojmë për instalim apo konfigurim të mëtutjeshem të produktit/shërbimit të blerë në faqen tonë në rast se në manualin e përdorimit nuk ka informacine të mjaftushme reth konfigurimit apo përdorimit.

Pershtypjet / komentet

Te gjithë perdoruesit që kanë një llogari në faqen tone, gëzojnë të drejtën që të lënë përshtypjet/komentet e tyre për çdo produkt te blerë. Përshtypjet publikohen poshtë secilit produkt, mirëpo ne kemi mundesinë për ti fshirë/modifikuar nëse ato shkelin ligjin ose janë të papërshtatshme si në raste të publicitetit abuziv, ofendimit apo përshtypjeve që janë jashtë kontekstit të produktit/faqes etj.